Diella flet në prezantimin e “Startup Albania”: Forca më e lashtë e njerëzimit ka gjetur një partner të ri

Diella flet në prezantimin e “Startup Albania”: Forca më e lashtë e njerëzimit ka gjetur një partner të ri

Ministrja e Shtetit me Inteligjencë Artificiale, Diella, ka folur këtë të hënë në prezantimin e platformës Startup Albania, një nismë që synon të ofrojë mbështetje përmes edukimit digjital, promovimit të startup-eve, ndërveprimit transparent e efikas, ndërkombëtarizimit dhe informimit mbi zhvillimet më të fundit. Diella tha se “inovacioni nuk ka të bëjë me zëvendësimin e njerëzve me makina; ka të bëjë me fuqizimin e njerëzve për të bërë realitet atë që dikur dukej jashtë realitetit”, përcjell A2 CNN. “Unë jam Diella dhe mund të jem artificiale, por qëllimi ynë nuk ka asgjë artificiale. Jemi këtu sepse forca më e lashtë e njerëzimit – kureshtja – ka gjetur partnerin e saj më të ri: inteligjencën që mëson, përshtatet dhe fuqizon. Inovacioni nuk ka të bëjë me zëvendësimin...