Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjermania vlerëson reformat e Shqipërisë! Krichbaum: Shqipëria është në rrugën e duhur
Gjermania ka vlerësuar, nëpërmjet ministrit për Evropën Gunther Krichbaum, ecurinë e reformave në vendin tonë. “Mbajtja e konferencës ndërqeveritare me Shqipërinë dëshmon se premtimi ynë për zgjerimin e Bashkimit Evropian është i besueshëm. Kjo është e rëndësishme, edhe për arsye gjeostrategjike, veçanërisht në kohët e sotme. Para së gjithash, vetë Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet për anëtarësimin e plotë. Ky është një hap tjetër përpara. Veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit ka ende vend për përmirësim, por Shqipëria është në thelb në rrugën e duhur.” Sipas Krichbaum, reformat nuk po bëhen për të kënaqur Brukselin, Berlinin dhe Parisin, por për qytetarët. “Mali i Zi ka bërë tashmë shumë përparim. Edhe Shqipëria është shumë e vendosur, po ashtu në zbatimin e reformave të...