Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Akuzohet për marrëdhënie s*eksuale me vajzën e mitur të bashkëjetueses, Gjykata merr vendimin për 37-vjecarin
Gjykata e Elbasanit ka lënë sot në qeli 37-vjeçarin që akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij. Pas një seance me dyer të mbyllura, ku Prokuroria dhe pala mbrojtëse prezantuan pretendimet e tyre për rastin, gjykata pranoi kërkesën e organit të akuzës dhe dha masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin B.B. Seanca u zhvillua në prani të të dyshuarit B.B., përfaqësuesit të tij ligjor të caktuar kryesisht, si dhe përfaqësuesit të Prokurorisë. Gjatë seancës u shqyrtuan rrethanat dhe provat e paraqitura nga organi i akuzës, i cili kërkoi vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit B.B., si dhe caktimin ndaj tij të një mase sigurie me karakter shtrëngues. Pas vlerësimit të materialeve dhe pretendimeve të palëve, Gjykata...