Burimi: 
								Sarandanews.com
								
							
                                    Foto © Sarandanews.com                                
                            Elis Halili komandohet si kryetar i bashkisë së Vlorës
                            Elis Halili është përzgjedhur si kryebashkiak i parakohshëm i Vlorës pas dorëheqjes nga posti të Ermal Dredhës. Elis Halili kandidoi përballë Klea Lalo dhe Irena Toshkallari për postin e kryetarit të përkohshëm të bashkisë së Vlorës deri në zgjedhjet e ardhshme. Votimi në Këshillin Bashkiak për 3 emrat ishte i fshehtë, ndërsa në përfundim të procesit u përzgjodh Elis Halili si zëvendësues i Ermal Dredhës. Ishte pikërisht Elis Halili, i cili u emërua vetëm pak ditë më parë si kryetar i komanduar, disa minuta para dorëheqes së ish-kreut të Bashkisë.