Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mblidhen krerët e grupeve/ PD nuk ka çuar në Kuvend emrat e krerëve të 4 komisioneve
Mazhoranca dhe opozita rikthehen sot në tryezë. Mbledhja e krerëve të grupeve parlamentare synon sërish të vendosë bashkëpunim mes palëve, pas seancës parlamentare të javës së shkuar, ku PD tentoi bllokimin. Opozita ende nuk ka çuar për votim emrat për drejtimin e komisioneve parlamentare, ndërsa nga ana tjetër ka kërkuar shkarkimin e vetë Peleshit dhe ripërsëritjen e seancës për votëbesimin e qeverisë. “Mazhoranca socialiste i kërkon opozitës emrat e kryetarëve dhe nënkryetarëve për komisionet parlamentare. Nga ana tjetër, opozita nuk nxitohet për emrat e saj. Por me nxitim ka kërkuar mocion mosbesimi për qeverinë dhe shkarkimin e Niko Peleshit. Do të presim se cilat do të jenë kërkesat e reja të opozitës.”, raportoi ndër të tjera gazetari Andon Kello./