Angela Martini shpërthen ndaj Fatmir Hysenbelliut: Kisha lidhje me të, e lashë pas 2 javësh

Angela Martini shpërthen ndaj Fatmir Hysenbelliut: Kisha lidhje me të, e lashë pas 2 javësh

Angela Martini, ka hedhur akuza të forta në drejtim të mediave shqiptare dhe veçanërisht ndaj familjes Hysenbelliu, të cilët sipas saj kanë ushtruar presion, kanë manipuluar narrativën mediatike dhe kanë tentuar të bllokojnë imazhin e saj publik. Në një seri postimesh në Instagram, Martini tregoi se gjithçka nisi shumë vite më parë me një reklamë për një kompani alkooli në Shqipëri, e cila sipas saj u përdor abuzivisht pa pagesë edhe pasi kompania ndryshoi pronarë. Ajo tha se iu desh të përfshinte avokatë dhe të padiste kompaninë për të ndalur përdorimin e imazhit të saj. Por sipas saj, çështja nuk u ndal këtu. Angela Martini deklaron se mediat e kontrolluara nga familja Hysenbelliu kanë nisur ta bllokojnë, duke fshirë qindra artikuj për të dhe duke...