Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ermal Dredha dha dorëheqjen/ Elis Halili do drejtojë Vlorën deri në zgjedhjet e reja
Është mbledhur këtë të hënë Këshilli Bashkiak i Vlorës, pas vendimit të Ermal Dredhës për tu dorëhequr si kryetar i bashkisë. Mes Irena Toshkallari dhe Klea Lalo dhe Elis Halili, kjo e fundit është zgjedhur për të drejtuar bashkinë e Vlorës deri në zgjedhjet e reja. Mbledhja është shoqëruar me debate, pasi një nga anëtarët e Partisë Socialiste ka kërkuar pa votë të fshehtë të zgjedhë Elis Halilin, ndërsa grupi i Partisë Demokratike e ka kundërshtuar. Dredha e mori detyrën e kryebashkiakut të Vlorës në vitin 2023. Në atë kohë ai zëvendësoi Dritan Lelin. Top Channel