PS ndan deputetët në komisione, ja porosia që u ka lënë Balla

PS ndan deputetët në komisione, ja porosia që u ka lënë Balla

Në nisje të legjislaturës së re në Kuvend, Partia Socialiste ka bërë edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione. Ndarjen e deputetëve e ka komunikuar Taulant Balla në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar. Mbledhja ka zgjatur rreth 30 minuta dhe kreu i grupit ka kërkuar nga deputetët disiplinë maksimale në pjesëmarrjen në komisione që të shmangen shtyrjet e mbledhjeve për shkak të mosarritjes së kuorumit. Përbërja e komisioneve parlamentare do të miratohet në seancën e ardhshme në Kuvend.