Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ermal Dredha dha dorëheqjen, mblidhet këshilli bashkiak i Vlorës/ Emrat, kush pritet ta zëvendësojë
Është mbledhur këtë të hënë Këshilli Bashkiak i Vlorës, pas vendimit të Ermal Dredhës për tu dorëhequr si kryetar i bashkisë Në mbledhje po diskutohet zëvendësimi i kryetarit të dorëhequr, me një nga nën kryetarët. Bëhet fjalë për Elis Halili, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo. Gjatë mbledhjes nuk kanë munguar as debatet. Dredha e mori detyrën e kryebashkiakut të Vlorës në vitin 2023. Në atë kohë ai zëvendësoi Dritan Lelin.