Rrëfimi i aktores Luiza Xhuvani: Si e rrezikuam jetën në filmin “Flutura në kabinën time”

Rrëfimi i aktores Luiza Xhuvani: Si e rrezikuam jetën në filmin “Flutura në kabinën time”

I pyetur nga Jean Louis Perrier se përse zgjodhi veprën e Viktor Hygoit, “Lukrecia Borxhia”, për ta vënë në skenën e Teatrit Kombëtar Shqiptar, regjisori francez Eric Vigner ishte i prerë: “Aktorja Luiza Xhuvani!”. Bashkëpunimi mes të dyve ka nisur vite më parë, kur i njëjti regjisor vuri në skenën shqiptare “Berberin e Seviljes”, Xhuvani interpretonte Rozinën. “Kisha dëshirë të punoja përsëri me të, e konceptova ‘Lukrecian’ për të. Unë bëj teatër për një aktor apo aktore: ‘Savannah Bay’ të Duras, për Catherine Samie… Pjesën ‘Où boivent lesvaches’ të Dubillard, për Micha Lescot. Janë aktoret, aktorët që më frymëzojnë. Luiza është aktore e madhe tragjedish. Gjeografia dhe historia e Shqipërisë, gjithashtu bëjnë jehonë. Zona e Ballkanit, Veriu i Greqisë dhe Italia përballë, një vend që...