Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
Delegacioni i BE ka uruar qeverinë “Rama 4” disa ditë pas betimit në Presidencë. Në reagimin e delegacionit në BE vlerësohen arritjet e vendit tonë në procesin e integrimit, ndërsa theksohet se me këto ritme Shqipëria mund të mbyllë negociatat deri në vitin 2027. “Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave për marrjen e detyrës. Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027. Ne pritje për të punuar me të gjithë aktorët shqiptarë për të arritur këtë moment historik, në të mirë të qytetarëve shqiptarë.”, shkruan delegacioni i BE në Tiranë.