38-vjeçarja denoncon zhdukjen e mbesës, familjarët nuk kanë kontaktuar prej dy ditësh

38-vjeçarja denoncon zhdukjen e mbesës, familjarët nuk kanë kontaktuar prej dy ditësh

Një 38-vjeçare ka denoncuar humbjen e mbesës së saj 21-vjeçare, pasi prej dy ditësh nuk kanë kontakte me të. “Dje, kallëzoi shtetasja T. M., 38 vjeçe, se ka humbur kontaktet që prej datës 20.09.2025, me mbesën e saj, shtetasen M. F., 21 vjeçe, banuese në Sarandë. Punohet për gjetjen e 21-vjeçares, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia. Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. F., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, një shtetaseje. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor: -arrestuan në flagrancë shtetasin R. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi...