Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vazhdon sot gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Ditën e sotme, pritet të zhvillohet seanca e radhës në procesin gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademajt. Lajmin e ka konfirmuar vëllai i saj, Leonard Ademaj, i cili njoftoi se seanca do të nisë në orën 09:00 të mëngjesit dhe ka ftuar përfaqësuesit e mediave që të jenë të pranishëm. “Ju njoftojmë se vazhdimi i gjykimit në rastin e vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj vazhdon ne ora 09.00. Shpresojmë që mediat do ta përcjellin seancën”, tha ai. Seanca e fundit për këtë rast ishte mbajtur më 14 korrik, ku dëshmitar ishte pikërisht Leonard Ademaj. Në fjalën e tij para trupit gjykues, ai kishte kërkuar dënim maksimal për autorin e vrasjes së motrës së tij.