Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli Bashkiak vendosin nesër për fatin e Veliajt, ja skenari i plotë
Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e këshilltarëve socialistë për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Shqiptarja.com mëson se mbledhja do të zhvillohet në orën 10:00, ndërsa pritet që të futet në rend dite kërkesa për shkarkimin e Veliajt. Më pas, në 16:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak, ku pritet të diskutohet edhe për kërkesën për shkarkimin e Veliajt, i cili prej 10 shkurtit mbahet në qeli. Kryebashkiaku ka kërkuar që para se të mërret vendimi për shkarkimin e tij, të dëgjohet në mbledhje, por ende nuk dihet nëse do të lejohet. Edhe PD kërkoi që në sallë të dëgjohet edhe Erion Veliaj. Këshilltarët socialistë në Bashkinë e Tiranës u vunë në lëvizje duke nisur procedurën për shkarkimin e...