Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zbulohen mbi 8000 rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen 5 kryetarë fshatrash
Tre parcela kanabisi janë zbuluar gjatë kontrolleve në territorin e qarkut të Shkodrës ndërsa janë asgjësuar 8028 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Policia informon se ka proceduar penalisht për shpërdorim të detyrave 5 kryetarë fshatrash, ndërsa nuk janë vënë në pranga organizatorët e kultivimit të parcelave me kanabis. Njoftimi i policisë Gjatë kontrolleve në territor, u gjetën dhe u asgjësuan 8028 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.Procedohen penalisht, për shpërdorim të detyrave, 5 kryetarë fshatrash. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh, shërbimet...