Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Për ta groposur trupin më ndihmoi shqiptari…, rrëfehet grekja që varrosi nënën në oborr
“Nëna ime vdiq nga shkaqe patologjike. Kur ajo ndërroi jetë, vendosa ta varrosja me ndihmën e Janisit, shqiptarit, sepse po përballesha me probleme financiare. Nuk kisha para dhe kisha nevojë për to.” Kështu ka dëshmuar 62-vjeçarja nga Viotia, e cila akuzohet se e ka varrosur nënën pranë shtëpisë së saj, u përpoq të justifikonte të pajustifikuarën, shkruan protothema.gr. Hetimi mbi rrethanat në të cilat ndodhi incidenti i paprecedentë është ende duke vijuar, me oficerët e policisë që përpiqen të hedhin dritë mbi të gjitha cepat e errëta dhe t’u përgjigjen pyetjeve thelbësore. Njëra prej tyre është se kush është “Jannis ” për të cilin i referohet e akuzuara. Ajo tha se burri ishte punëtor në fshat, por deri më tani askush që ka folur me...