Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Lushnja, fshati më i madh i Fierit!” Korreshi: Po vuajmë sot për një gabim të 11 viteve më parë
Saimir Korreshi, deputet i PD, anëtar i komisionit të kaluar parlamentar për reformën territoriale, në emisionin “Terminal” me Aurora Sulçen në A2 CNN tha se reforma aktuale territoriale nuk arriti uljen e shpenzimeve dhe të administratës, përkundrazi: “Sot ka më pak shërbime, por dyfishim të punonjësve. Korrupsioni është rritur dhe tarifat për shërbime administrative janë gjithnjë më të larta. Lejet e ndërtimit janë koncentruar, dhe kjo ka qenë një dështim.” Ai vuri në dyshim motivet e mazhorancës: “Nëse do të kishte një logjikë, do të ishte zgjedhur edhe Avokati i Popullit, por këta nuk kanë të ngopur. Këta do ta bëjnë hartën si të duan vet.” Korreshi pranoi se nevojitet një reformë e re, duke theksuar se në disa bashki si Lushnja, 75% e buxhetit...