Humbi djalin në aksident, qindra qytetarë i bashkohen grevës së babait shqiptar para Parlamentit grek

Humbi djalin në aksident, qindra qytetarë i bashkohen grevës së babait shqiptar para Parlamentit grek

Sheshi përpara Parlamentit grek në Athinë u mbush plot të dielën nga qindra qytetarë dhe dhjetëra shoqata që shprehën mbështetjen e tyre për Pano Ruci, babain me origjinë shqiptare që humbi djalin e tij Denis në tragjedinë hekurudhore të Tempit, 28 shkurt 2023. Kanë kaluar tetë ditë që ai ndodhet në grevë urie dhe etjeje, duke kërkuar zhvarrosjen e trupit të të birit për të zbuluar të vërtetën/ Përkrah tij tashmë ndodhet edhe një grevist tjetër urie,një baba që ka humbur edhe ai fëmijën e tij në aksidentin e prëplasjes së trenave në shkurt të vitit 2023 me 57 viktima. “Nuk na japin leje për zhvarrim. Nuk na lënë të kërkojmë të vërtetën, të gjejmë provat, të zbulojmë çfarë ndodhi atë natë. Pyes: nga çfarë kanë frikë?...