Asgjësohen 8 mijë bimë kanabis, nisin hetimet për 5 kryetarë fshatrash në Shkodër

Asgjësohen 8 mijë bimë kanabis, nisin hetimet për 5 kryetarë fshatrash në Shkodër

Pesë kryetarë fshatrash mes tyre ai i Lekajt, Nicaj, Plan, Ndrejaj  dhe Kir do të hetohen në gjendje të lirë pasi policia zbuloi 8028 bimë kanabis në qarkun e Shkodrës. Bimët u asgjësuan përmes procesit të djegies, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për autorët. Uniformat blu vijojnë punën për kapjen dhe identifikimin e tyre. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 7073 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet...