‘Sulmi me tritol në banesën e tij’, Mziu: Shembull i mënyrës si qeveria sillet ndaj opozitës, s’kam konflikte me askënd

‘Sulmi me tritol në banesën e tij’, Mziu: Shembull i mënyrës si qeveria sillet ndaj opozitës, s’kam konflikte me askënd

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka komentuar sot lidhur me incidentin e ndodhur disa ditë më parë, kur persona të paidentifikuar vendosën tritol pranë murit të banesës së tij në Kamëz. Në një intervistë për 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, Mziu theksoi se ky sulm nuk ka lidhje me ndonjë konflikt personal, por është një veprim që ai e sheh si presion të drejtpërdrejtë ndaj opozitës dhe një mënyrë për të frikësuar qytetarët dhe figurat politike që guxojnë të denoncojnë qeverisjen aktuale. Deputeti Mziu shprehu se përplasjet politike dhe tentativat për intimidim janë bërë pjesë e përditshmërisë së tij gjatë fushatave dhe aktivitetit politik, por se fokusi i tij ka qenë gjithmonë tek qeverisja dhe jo individët.  Mziu deklaroi gjithashtu se nuk ka pasur asnjë...