Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rikthehet në skenë Nesti Angoni/ Kallëzon në SPAK deputeten Albana Vokshin për konçensionet e naftës dhe privatizimet
Personazhi anonim me emrin Nesti Angoni, që futi në burg Erion Veliajn është rikthyer në skenë. Pas disa muajsh në qetësi, ‘Nesti Angoni’ ka bërë denoncimin e rradhës, që këtë herë është nga Opozita. Angoni ka depozituar në SPAK një denoncim ndaj deputetes së PD-së Albana Vokshi. Denoncimi është depozituar ditët e para të shtatorit, për korrupsion dhe pastrimin e parave të fituara nga kjo veprimtari e jashtëligjshme Kallëzimi me objekt deputeten Vokshi, bashkëjetuesin e saj Arian Tartarin, si dhe motrën Mimoza Vokshi, përmban disa raste të dyshuara korrupsioni. Në këtë kallëzim denoncohen abuzime me koncesionet në sektorin e naftës, por edhe me disa privatizime të kryera në interes të të kallëzuarve, në kohën kur Drejtoreshë e Privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë ishte Mimoza Vokshi.