Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Komisionet Parlamentare jo funksionale, Peleshi mbledh sot Konferencën e Kryetarëve
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka thirrur sot në orën 11:00 Konferencën e Kryetarëve, ku në rend dite është miratimi i listës së anëtarëve dhe zëvendësuesve të 11 komisioneve të përhershme parlamentare. Aktualisht janë miratuar vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e PS, por komisionet mbeten jo funksionale për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës. Në mbledhje pritet të ketë debat me PD-në, e cila ka refuzuar të njohë strukturën e re të Kuvendit dhe ndarjen 7 (për maxhorancën) me 4 (për opozitën) të komisioneve parlamentare. Edhe pse i ka zgjedhur kryetarët e komisioneve, PD nuk i ka depozituar zyrtarisht në Kuvend. Në seancë plenare janë miratuar vetëm komisionet e drejtuara nga socialistët, vendim që opozita e ka cilësuar të paligjshëm. Konferenca e Kryetarëve është thirrur nga Peleshi...