Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vllaznisë i rrëshqet kreu nga duart, vetëm barazim në Durrës përballë Teutës në një ndeshje me 13 minuta shtesë
Adriatik BALLA Java e katërt e Kategorisë Superiore u mbyll mbrëmjen e djeshme në Durrës, në takimin mes Teutës dhe Vllaznisë, dy ekipe me tradita në kampionatin shqiptar. Edhe pse pritej që njëra prej tyre ta dominonte takimin, ndodhi që u ndanë në “paqe” mes tyre dhe si pasojë e barazimit të dyja u kënaqën në fund me nga një pikë, por me Vllazninë të mërzitur pasi i rrëshqiti fitorja nga duart e me atë rast i iku nga duart edhe kryesimi i garës. Në duelet e tjera të ditës së djeshme ra në sy fitorja e Vorës ndaj Flamurtarit dhe barazimi i Bylisit me Dinamon. Teuta e Vllaznisë e mbyllin me një pikë Skuadrat e Teutës dhe të Vllaznisë u përplasën mbrëmë së bashku...