Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Armë drejt Anglisë, pranga dy trafikantëve, si ranë në gjurmët e policisë shkodranët, pistoletën e fshehën në televizor
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacioni të koduar “Metoda”, duke goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë. Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative për një rast trafikimi të armëve të zjarrit, nga disa shtetas nga Shkodra, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me DVP Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Metoda”. Në vendin e quajtur “Bulevardi i ri”, në Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, kanë ushtruar kontroll në një kamion që dyshohej se disa shtetas kishin fshehur një armë zjarri për ta trafikuar. Nga kontrolli në brendësi të një televizori, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, të ndarë në pjesë....