Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Çanak: Gjithçka që kishte Gjermania naziste, kishte Serbia e Millosheviqit
Themeluesi i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka thënë se regjimi i Sllobodan Millosheviqit nuk ishte ndryshe nga Gjermania naziste. Çanak në PIKË me Veton Surroin u shpreh se “gjithçka që kishte Gjermania naziste, kishte Serbia e Millosheviqit”, duke argumentuar se politika dhe struktura e shtetit të Millosheviqit kishte shumë ngjashmëri me ato të përdorura nga regjimi i Adolf Hitlerit. Sipas Çanak, gjatë periudhës së udhëheqjes së Millosheviqit, Serbia operonte në një mënyrë që mund të krahasohej me një regjim fashist, por që e mbështjelle në një formë legalizmi dhe një lloj vullnetarizmi. Ai e theksoi se, ndërkohë që në atë kohë kjo ishte më e fshehur, veprimet e atij regjimi ishin padyshim fashiste, edhe pse të maskuara si pjesë e një strukture shtetërore...