Julian Shjehu i pandalshëm me gola në Poloni, Muriqi i shënon Atletikos së Madridit

Julian Shjehu i pandalshëm me gola në Poloni, Muriqi i shënon Atletikos së Madridit

Adriatik BALLA Lojtarët e përfaqësueses kuqezi kaluan një fundjavë mjaft produktive me skuadrat e tyre në Europë dhe më tej, duke spikatur me gola e asiste dhe me minutazh të rëndësishëm në këmbët e tyre, ku një pjesë luajtën titullarë dhe ishin protagonist në fushën e blertë. Mes lojtarëve që lanë gjurmë është mesfushori kuqezi Julian Shgehu, sulmuesi Arbër Hoxha, Anis Mehmeti në Angli, apo dhe kosovari Vedat Muriqi në Spanjë. Julian Shehu i pandalshëm me gola në Poloni Futbollisti kuqezi, Julian Shehu ka tundur rrjetën në Poloni. Mesfushori i Kombëtares riktheu baraspeshën në takimin që Uidzeu Lodz po luan në transfertën e Gornik Zabrze. Ishte minuta e 27-të, kur Shehu dërgoi topin në rrjetë. Mesfushori shfrytëzoi si duhet krosimin në zonë dhe kërceu mbi...