Fshihte armë zjarri në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Sarandë

Fshihte armë zjarri në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Sarandë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë arrestuar shtetasin Hadriatik Lame, pasi kishte fshehur në banesë armë zjarri automatike. I pandehuri ishte banues në fshatin Dishat Konispol. Gjatë kontrollit në banesën e tij punonjësit e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike dhe një karikator me 15 fishekë. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë i policisë: Konispol, Sarandë/Finalizohet me sukses nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Dishat”, goditet një rast armëmbajtjeje pa leje. Mbante fshehur në banesë armë zjarri automatike, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari. Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike dhe 1 karikator me 15 fishekë. Në vijim të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa...