Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjike në Itali/ Po udhëtonte me motor, 16-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident të frikshëm
Një aksident i rëndë ka marrë jetën e 16-vjeçarit Manuel Leti, student i informatikës dhe i lindur në Itali nga prindër shqiptarë, pasditen e djeshme në rrugën “4 Nëntori” të Artognes, në provincën e Brescia-s. Manueli, i cili po udhëtonte me motorin e tij KTM Duke 125, u përplas me një Audi që drejtohej nga një 44-vjeçar në kryqëzimin me rrugën “Caduti della Resistenza”, rreth orës 14:30. Pavarësisht përplasjes së lehtë me makinën, motori humbi stabilitetin dhe përfundoi duke goditur një shtyllë ndriçimi. Goditja e fortë e rrëzoi Manuelin në tokë dhe, përkundër kaskës së sigurisë, plagët e shkaktuara në gjoks dhe bark ishin të rënda dhe fatale. Një mik i tij, që po udhëtonte me një motor tjetër, ishte dëshmitar i ngjarjes, por nuk...