Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident në Korçë/ Makina përplas një person që lëvizte me motor, dërgohet me urgjencë në spital
Një aksident ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit, mbi spitalin rajonal. Dyshohet se një mjet ka përplasur një motor, teksa drejtuesi i këtij të fundit po dërgohet për mjekim në spital. Nuk dihen ende rrethanat dhe gjendja e tij shëndetësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e dinamikës së aksidentit. Top Channel