Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Në kujtim të Charlie Kirk’/ Berisha: PD iu bashkua përkujtimores në Tiranë! Luftëtarët e fjalës së lirë, të pavdekshëm
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërndarë pamjet nga vigjilja në kujtim të Charlie Kirk, në Tiranë, themeluesit të Turning Point USA dhe një prej zërave më të fortë të konservatorizmit modern. ‘Partia Demokratike iu bashkua përkujtimores së organizuar nga Institute for Liberty and Heritage, me besimin se luftëtarët e fjalës së lirë janë të pavdekshëm’, shkruan Berisha në Facebook. Postimi i plotë: Sot, në Tiranë, u mbajt një vigjilje në kujtim të Charlie Kirk, themeluesit të Turning Point USA dhe një prej zërave më të fortë të konservatorizmit modern. Ai u vra duke ushtruar lirinë e fjalës në Universitetin e Utah nga një ekstremist i majtë. Partia Demokratike iu bashkua përkujtimores së organizuar nga Institute for Liberty and Heritage, me besimin se luftëtarët...