Përleshje mes shqiptarëve dhe tunizianëve, plagoset me armë zjarri një 28-vjeçar shqiptar

Përleshje mes shqiptarëve dhe tunizianëve, plagoset me armë zjarri një 28-vjeçar shqiptar

Dy grupe, shqiptarë dhe tunizianë, u përleshën në Itali, ku sipas raportimeve, shkaku i sherrit ka shumë mundësi të ketë qënë për ndarjen e territorit. Si pasojë e përleshjes, dy persona u plagosën, njëri prej tyre një 28-vjeçar shqiptar, i cili është në gjendje kritike dhe po mbahet në spitalin Baglieri në Modica. Të shtënat ndodhën sot rreth orës 14:00 në sheshin qendror Piazza Gramsci në Scicli. Gjatë rrëmujës, të dy grupet u përplasën dhe ndoqën njëri-tjetrin. Karabinierët nga stacioni i Scicli-t dhe kompania Modica po hetojnë rastin.