Aksidenti tragjik/ Ky është 16-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali, ishte i “çmendur” pas motorave

Aksidenti tragjik/ Ky është 16-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali, ishte i “çmendur” pas motorave

Personi që shihni në foto është 16-vjeçari Manuel Leti, i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali. Ai ishte student i informatikës në CfP Zanardelli të Darfos, i apasionuar pas motorëve dhe për të gjithë ishte djali shembullor dhe plot energji. Por, një aksident i tmerrshëm i preu jetën në mes. Pasditen e së shtunës, teksa ishte duke udhëtuar me motoçikletën e tij, 16-vjeçari u përplas nga një automjet tip “Audi” që drejtohej nga një 44-vjeçar. Pas përplasjes djaloshi humbi kontrollin e motoçikletës, duke u përplasur kështu me një shtyllë ndriçimi. Pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të ekipit së emergjencës, Manuel Leti nuk mundi ti mbijetonte plagëve të forta që kishte marrë, në bark dhe në gjoks. I lindur në Itali nga prindër me...