Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
E rëndë/ Adoleshenti godet me gërshërë 40-vjeçarin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një 17-vjeçar ka sulmuar një 40-vjeçar me mjet prerës. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, ku i riu ka përdorur një mjet prerës, gërshërë, për të goditur shtetasin D. V., 40 vjeç. Si pasojë e sulmit, 40-vjeçari ka pësuar plagë sipërfaqësore në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan penalisht: Një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi më datë 20.09.2025, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe ka goditur me një mjet prerës (gërshërë),...