Veshjet shqiptare tradicionale për herë të parë në “Oktoberfest”, Rama ndan videon: Xhubleta shkëlqeu

Veshjet shqiptare tradicionale për herë të parë në “Oktoberfest”, Rama ndan videon: Xhubleta shkëlqeu

Për herë të parë, veshjet tradicionale shqiptare u prezantuan në skenën ndërkombëtare të Oktoberfest-it, një nga festivalet më të mëdha dhe më të njohura në botë. Kryeministri Edi Rama, teksa ka ndarë një copëz nga festivali, thotë se Xhubleta shqiptare tërhoqi vëmendjen me format e saj unikale dhe simbolikën kulturore, duke shkëlqyer mes shumëllojshmërisë së kulturave të tjera. Kryeministri e cilësoi këtë paraqitje si një moment krenarie për trashëgiminë shqiptare. Edi Rama: Parakalimi i veshjeve tona tradicionale, për herë të parë në Oktoberfest, njëra nga festat më popullore në botë, ku Xhubleta shqiptare shkëlqeu me format e saj unikale.