26 të lënduar nga protesta, Ministria e Shëndetësisë tregon bilancin e mbrëmjes: Janë jashtë rrezikut për jetën
Në Spitalin Universitar të Traumës gjatë ditës së sotme janë trajtuar 26 të lënduar: efektivë policie, protestues e kalimtarë. Në një përditësim të orës 19:31 të gjendjes shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë nën kujdesin mjekësor dy efektivë policie. Efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore. Efektivi me inicialet F.R., i ardhur nga Shkodra, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë, pritet reagimi. Gjithashtu, 2 protestues janë nën kujdesin mjekësor dhe paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore, një prej tyre (vajzë) në observim, gjendje stabël për momentin. Pak minuta më parë kanë mbërritur 3 kalimtarë, jashtë rrezikut...
Burimi:
kohajone.com