Kombëtarja shqiptare e të amputuarve humbet në miqësoren vëllazërore në Kosovë

Kombëtarja shqiptare e të amputuarve humbet në miqësoren vëllazërore në Kosovë

21 Shtator 2025 20:40 Telesport Kombëtarja shqiptare e futbollit për të amputuar zhvilloi një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës, e cila u luajt në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali. Takimi, i karakterizuar nga shpirt gare dhe atmosferë vëllazërore, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të Kosovës. Golat për ekipin e Kosovës u realizuan nga Arben Isufi, Engjëll Haxhikadria dhe Arben Prekopuca, ndërsa për Shqipërinë shënoi Liliano Kikia. Për të dyja skuadrat kjo ndeshje shërbeu si një test i vlefshëm në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve për të amputuarit. Shqipëri dhe Kosova do të marrin pjesë në në Ligën D të kompeticionit së bashku me Rumaninë dhe Skocinë, me ndeshjet që do të luhen...