Stoku i dosjeve, KLP kërkon ndihmë: Prokurorët të mbingarkuar, aktualisht janë mbi 22 mijë dosje të mbartura në pritje

Stoku i dosjeve, KLP kërkon ndihmë: Prokurorët të mbingarkuar, aktualisht janë mbi 22 mijë dosje të mbartura në pritje

Stoku i dosjeve ka prekur veç gjykatës edhe institucionin e akuzës. Dhe pasoja e parë bie ndaj shtetasve që janë nën hetim e që qëndrojnë pafundësisht në pritje. Ari Ruçi, qëndroi në paraburgim 24 ditë më shumë nga maksimumi i dënimit që parashikonte krimi për të cilin u arrestua. Gjykata urdhëroi shuarje të masës së arrestit për të riun nga Fieri që ishte arrestuar për futje të sendeve të ndaluara në burg. Historia e të Ari Ruçit është mes dhjetëra rasteve të ngjashme ku për shkak të tejzgjatjes së gjykimeve dhe zvarritjes së hetimeve edhe nga ngarkesa e prokurorëve, për pasojë backlog po ndikon në jetën e shtetasve nën hetim dhe për avokatët ku është një nga ngërçet më të mëdha në sistem Në kushtet...