Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Reforma e re territoriale, eksperti Agron Haxhimali: Rama synon t’i marrë bashkitë opozitës
Agron Haxhimali, drejtor ekzekutiv i Institutit për Bashkitë, komentoi në emisionin “Terminal” me Aurora Sulçen në A2 CNN mbi qëllimet e reformës territoriale administrative në Shqipëri. Pyetjeve nëse reforma ka qëllime elektorale, Haxhimali iu përgjigj: “Fakti që po bëhet tani tregon se modeli aktual nuk ka funksionuar. A ka ndikime elektorale? Padiskutim. Ndryshimi i kufijve ndryshon dinamikat elektorale.” Ai shtoi se numri i bashkive është një faktor përcaktues në sistemin zgjedhor kombëtar, duke vënë në dukje se opozita aktualisht ka vetëm 6 bashki, të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare i kanë dhënë rezultate pozitive. Sipas tij, pa një analizë dhe model të qartë që i përshtatet karakteristikave të Shqipërisë, reforma mund të bëhet e përsëritur: “Kam përshtypjen që pas 10 vitesh do të jemi...