Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Prisja më shumë prej tij”, trajneri i Rubin Kazan për Dakun: Është martuar prandaj është i mërzitur
Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku shënoi një gol mjaft të bukur në kampionatin rus ndaj Akronit, por trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov nuk ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e tij, sidomos në pjesën e parë. “Nuk kishte dëshirë për ta zëvendësuar atë, por padyshim që pati kritika të ashpra ndaj tij”, ka thënë Rakhimov për “matchtv.ru”. I pyetur për më shumë detaje, Rakhimov, ka thënë: “Është çështje e brendshme për ekipin tonë. Kishim pritshmëri të tjera prej tij. Pastaj ai doli në fushë dhe shfrytëzoi rastin. Ai duhet ta kuptojë se është një nga liderët e ekipit dhe duhet të jetë stabil”, ka thënë Rakhimov. Në konferencë për shtyp Rakihmov është pyetur për gjendjen emocionale të Dakut, të cilit i vdiq gjyshi javë më...