Barazimi ndaj Dinamos, Josa: Duhej të ishim më të kujdesshëm, jam i kënaqur vetëm nëse fitoj

Barazimi ndaj Dinamos, Josa: Duhej të ishim më të kujdesshëm, jam i kënaqur vetëm nëse fitoj

Tekniku i Bylis, Mirel Josa analizoi barazimin pa gola ndaj Dinamos. “Problemet dhe pretendimet që kam, t’ia lëmë kur të jemi me mendje më të qartë, t’i shohim më ftohtë episodet që kanë ndodhur në ndeshje. Unë më tepër jam i mërzitur sepse mund ta godisnim Dinamon shumë më përpara në të dy pjesët dhe besoj se goditja do të ishte shumë fatale për ta, pra duhej t’i jepnim vetes prioritet. Në përgjithësi, të thuash që jam i kënaqur, jam i kënaqur kur ekipi fiton. E ndërtuam lojën që kishim vënë dy mesfushorë qendre, nga loja e të cilëve jam i kënaqur. Ne duhej të shtynim më shumë me krahët, e nisa me Peraltën djathtas që të futej nga brenda, që të kishte pastaj ndihmesën...