Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zhvillohet edicioni i pestë i Tiranathlon! 116 pjesëmarrës nga 10 shtete të ndryshme
Tiranathlon zhvilloi këtë të diel edicionin e tij të pestë. 116 pjesëmarrës, profesionistë e amatorë, garuan në 3 disiplina: not 1500 metra, çiklizëm 40 kilometra dhe vrap 10 kilometra. Fitues i garës për meshkuj ishte serbi Strahinja Trakiç, i ndjekur nga Albion Ymeri nga Kosova dhe Eduart Alla nga Shqipëria. Te femrat, triumfoi bullgarja Anastasiya Peycheva, e ndjekur nga Trina Ukmata dhe Mira Shehu nga Kosova. Çmime u ndanë edhe për kategori të tjera si sprint dhe relay. Pjesëmarrësi më i ri ishte 13 vjeç, ndërsa më i moshuari 65 vjeç. Në garë morën pjesë përfaqësues nga 10 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Spanjën. Për zhvillimin e Tiranathlon, u kufizua qarkullimi në disa rrugë nga ora 08:00 deri në 13:00.