Alarm shëndetësor/ Nga gripi tek COVID-19, ja çfarë duhet të dinë qytetarët sipas Dr. Shiroka

Alarm shëndetësor/ Nga gripi tek COVID-19, ja çfarë duhet të dinë qytetarët sipas Dr. Shiroka

Mjekja e familjes, doktoresha Bruna Shiroka, e ftuar në studion e emisionit Health O’Clock, foli për Euronews Albania lidhur me viruset që aktualisht po prekin qytetarët dhe simptomat e ngjashme me COVID-19 që po shfaqen.Ajo shpjegoi se “viruse qarkullojnë, por përveç këtyre virozave të stinës, janë shtuar rastet me COVID që ende qarkullojnë në popullatë, ku shumica janë me forma të lehta.” Duke iu mbështetur përkufizimit të COVID-19, doktoresha theksoi: “Nëse jeni me COVID mund të thuhet vetëm nëse bëni një test që e vërteton këtë. Kemi raste të konfirmuara, por edhe të dyshuara për COVID.” Megjithatë, ajo vuri në dukje se “nuk është një shifër alarmante, por duhet marrë seriozisht, 80 % e pacientëve kanë simptoma të lehta, ndërsa pjesa tjetër paraqitet me simptoma...