Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Sektori energjetik/ Berisha: Rama dhe Balluku zbrazin digat për të mbushur xhepat e miqve
Kreu i PD, Sali Berisha, në një postim në rrjetin social Facebook, ka ngritur akuza ndaj qeverisë Rama, duke e akuzuar për abuzime të rënda në sektorin energjetik. Sipas Berishës, Rama dhe Balluku ia shesin energjinë me çmim të ulët operatorëve të tyre, të cilët e rishesin te kompanitë e huaja, ndërsa shqiptarët paguajnë trefishin. Postimi: Rama-Balluku zbrazën digat e Shqipërisë dhe ia shesin energjinë me çmim të ulët operatorëve të tyre, të cilët e rishesin te kompanitë e huaja. Në këtë mënyrë, Rama-Balluku mbushin xhepat, ndërsa shqiptarët paguajnë trefishin në pikun e konsumit!