Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gjykata e Lartë vendos për Olta Xhaçkën: Në 21 tetor shqyrtohet rekursi që mund të rrezikojë mandatin e saj
Telashet ligjore për Olta Xhaçkën, megjithese e rizgjedhur deputete në zgjedhjet e 11 majit, nuk kane mbaruar ende. Gjykata e Lartë ka caktuar datën 21 tetor për shqyrtimin e rekursit të eurodeputetit Fred Beleri, i cili kërkon detyrimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të nisur hetimet ndaj ish-ministres së Mbrojtjes dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi. Beleri i ka akuzuar ata për tjetërsim të sipërfaqeve të mëdha tokë në Himarë, ku kompania e Gaçit ka marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria Rama. Në këtë çështje është përfshirë edhe ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, i cili u arrestua dhe u dënua për shpërdorim detyre. Megjithatë, SPAK nuk ka nisur procedim penal ndaj Xhaçkës dhe Gaçit, vendim që Beleri e ka kundërshtuar në të gjitha...