Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Presidenti Abbas mirëpret vendimin për njohjen e Palestinës: Hapi i nevojshëm për paqe të qëndrueshme
Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka mirëpritur njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës nga Australia, Britania e Madhe dhe Kanadaja, duke e cilësuar si një njohje të aspiratave legjitime të popullit palestinez për një shtet të pavarur dhe sovran. “Njohja e sotme, nga këto tre vende, është pjesë e përpjekjeve të koordinuara ndërkombëtare për të krijuar klimën e duhur për zbatimin e zgjidhjes me dy shtete,” tha Presidenti Abbas. Ai theksoi se njohja e Palestinës është një hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm drejt arritjes së një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, në përputhje me rezolutat e legjislacionit ndërkombëtar. Sipas Abbas ky vendim do të hapë rrugën për zbatimin e zgjidhjes mes dy shteteve, duke lejuar që Shteti i Palestinës të jetojë pranë Shtetit të...