Mediat franceze rekomandojnë Shqipërinë! “Petit Futé” na rendit mes 15 vendeve për t’u vizituar

Mediat franceze rekomandojnë Shqipërinë! “Petit Futé” na rendit mes 15 vendeve për t’u vizituar

Shqipëria turistike vijon të marrë vëmendje në mediat franceze. Agjencia e njohur e dedikuar për udhëtimet, “Petit Futé”, i ka kushtuar një reportazh të gjatë, duke renditur edhe 15 destinacionet kryesore që nuk duhen lënë pa u vizituar. Sipas saj, Shqipëria është plot me atraksione për këdo që e do historinë, trashëgiminë arkitekturore dhe natyrën. Udhëtimi i medias franceze nis nga Tirana, për të vijuar me natyrën e thyer në male e pyje, pa lënë mënjanë bregdetin dhe qendrat historike. “Me liqene të mëdhenj, bregdet me diell, natyrë të mrekullueshme dhe komunitete me bukuri autentike, Shqipëria është një thesar pak i njohur i vendosur në zemër të Ballkanit”, shkruan agjencia franceze. Në kryeqytet rekomandohen monumentet kryesore dhe jeta urbane. Më pas vijnë Berati dhe Gjirokastra...