‘Tjetërsimi i pronave në Jug’/ Ish-ministrja Xhaçka dhe burri i saj investitor strategjik, do përballen në GjL

‘Tjetërsimi i pronave në Jug’/ Ish-ministrja Xhaçka dhe burri i saj investitor strategjik, do përballen në GjL

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila e shpëtoi mandatin e deputetes nëpërmjet forcës së kartonëve në Kuvend nga mazhoranca socialiste, nuk i ka mbyllur akoma telashet me drejtësinë. Gjykata e Lartë ka caktuar datën 21 tetor për shqyrtimin e rekursit të bërë nga eurodeputeti Fred Beleri, përmes të cilit kërkon detyrimin e Prokurorisë së Posaçme të nisë hetimet ndaj ish-ministres së Mbrojtjes dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi. Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, e denoncoi çiftin Xhaçka–Gaçi si dhe ish-kryebashkiakun Jorgo Goro, teksa ndodhej në paraburgim për shitblerje votash. Beleri i akuzonte ata për disa vepra penale, lidhur me tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha të pronave në Gjilekë, ku kompania e ish-deputetit socialist ka fituar statusin e investitorit strategjik. Mbi bazën e kallëzimit të...