“Program mashtrimi”, Xhixho paralajmëron: Rama trembet nga e vërteta në Parlament

“Program mashtrimi”, Xhixho paralajmëron: Rama trembet nga e vërteta në Parlament

Erisa Xhixho, deputete e Partisë Liberaliste dhe e ftuar në një emision televiziv, u shpreh se ky sesion parlamentar ka nisur me shkelje të rënda të rregullores dhe Kushtetutës. Sipas saj, mazhoranca ka vepruar në mënyrë arrogante dhe të njëanshme, duke ndryshuar pa transparencë strukturën e komisioneve parlamentare dhe duke anashkaluar afatet ligjore për miratimin e ligjeve me procedurë të përshpejtuar. Kjo, tha Xhixho, është një shkelje flagrante që minon funksionimin normal dhe demokratik të Parlamentit. Ajo theksoi gjithashtu se në debatin për miratimin e programit të qeverisë, opozita kërkoi kohë të pakufizuar për të denoncuar me fakte dhe prova mashtrimet e qeverisë, por mazhoranca refuzoi çdo diskutim serioz dhe e mbylli seancën në mënyrë të paligjshme dhe me arrogancë. Xhixho akuzoi kryeministrin dhe qeverinë...