Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbrojtja e Thaçit: Po na kufizohen të drejtat themelore. Nuk na lejohet të kontaktojmë dëshmitarët e çështjes
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po përballet me dy procese gjyqësore paralele në Gjykatën Speciale. Njëri, për akuzat e krimeve të luftës dhe tjetri, i ngritur më vonë, për pengim të drejtësisë. Por kjo akuzë e dytë, sipas avokatëve mbrojtës, nuk po u jep mundësinë për një proces të drejtë. Në një letër drejtuar gjykatës, ata thonë se vendimi për të mos kontaktuar dëshmitarët i ka vënë përballë një sfide të pazakontë. “Mbrojtja kërkon të ndërmarrë hetime. Hetime të tilla do të kërkojnë kontakt me disa nga individët që janë dëshmitarë të ZPS-së, si në ‘Rastin 06’ ashtu edhe në ‘Rastin 12’. Kontakti me individë të tillë është i pashmangshëm në hetimet e mbrojtjes së Rastit 12, sepse rasti është ndërtuar kryesisht rreth provave të...