Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Arsenal reziston vetëm 9 minuta, Haaland zhbllokon supersfidën (video)
21 Shtator 2025 17:48 Telesport Ka ardhur goli i parë në “Emirates” në supersfidën mes Arsenalit dhe Manchester City, e vlefshme për javën e pestë të Premier League. Pas një aksioni model të “Qytetarëve”, Erling Haaland dërgon topin në portën e mbrojtur nga Raya, pas asistit të Tijjani Reijnders. Ky gol i shpejtë na bën të besojmë se do kemi një supersfidë dhe zakonisht këto dy ekipe gjithmonë dhurojnë spektakël në fushë. Për Arsenalin është rikthyer titullar William Saliba, francezi ka lënë pas dëmtimin. Po ashtu në stol gjendet edhe Bukayo Saka, i rikthyer nga dëmtimi. Për anglezin mund të ketë disa minuta në dispozicion në pjesën e dytë. SHIKOGOLIN